Real Madridi regjistron fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve, shkëlqen Jude Bellingham

24 tetor 2023 | 23:25

Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë rresht, duke bërë kështu një tjetër hap drejt kualifikimit për në fazën tjetër në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi sonte në udhëtim ndaj Bragas.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2. Golat e fitores për “Los Blancos” u shënuan nga Rodrygo (16’) dhe Jude Bellingham (61’).

Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Alvaro Djalo (63’).

Real Madridi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe prin në Grupin C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës njoftoi më herët mbi suspendimin e dy…