Real Madridi shënon fitore ndaj Sevillas
22 tetor 2022
| 23:19
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Sevillas, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Luka Modriq, në minutën e 5-të, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Erick Lamela e barazoi rezultatin për mysafirët, në minutën e 54′.
Reali nuk vonoi shumë dhe e riktheu epërsinë, në minutën e 79′ me Lucas Vasquez, në minutën e 79′.
Vetëm dy minuta më vonë, Valverde shënoi supergol, për rezultatin final 3-1.
Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e parë me 31 pikë, pas 11 ndeshjeve.