Real Madridi triumfon për herë të parë ndaj Barcelonës në ‘El Clasicon’ e vajzave

23 mars 2025 | 16:24

Real Madridi ka arritur që për herë të parë të shënojë fitore në “El Clasicon” e vajzave ndaj Barcelonës.

Katalanaset janë fuqi botërore në konkurrencën e vajzave, por sot pësuan humbjen e parë historike nga “Los Blancos”.

Redondo kaloi mysafiret në epërsi, kurse Graham barazoi shifrat për Barcelonën. Megjithatë, Weir në momentet e fundit shënoi dy herë për ta rikthyer epërsinë dhe për ta siguruar fitoren 3-1.

Tani me këtë triumf, Real Madridi ka 59 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Barcelona që kryeson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pas…