![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/41A84280-2879-460D-9C43-AFAD04F41B8F.jpeg)
Real merr kreun e La Ligas
06 nëntor 2021
| 23:48
Real Madrid është kthyer në krye të La Liga-s.
Los Blancos kanë mundur 2-1 Rayo Vallecano-n në javën e 13-të të kampionatit spanjoll dhe kanë shkuar në kuotën e 27 pikëve.
Sfida e luajtur në Bernabeu është zhbllokuar nga një predhë e Toni kroos në minutën e 14-të, me Benzema që ka dyfishuar avantazhin e vendasve në minutën e 38-të.
Miqtë kanë arritur të ngushtojnë rezultatin 13 minuta para fundit me Radamel Falcao-n, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen.