Real në vështirësi, gati të hidhet në sulm për 100 milionëshin
Real Madrid duket se po mendon të vihet në lëvizje për qendërmbrojtësin e Palmeiras, Victor Reis në mes të një krize në zemër të mbrojtjes. Dëmtimi i Joan Martinez ka lënë vetëm tre qendërmbrojtës në skuadër.
16-vjeçari Martinez u paraqit mirë në turneun e fundit para-sezonal në SHBA dhe do të luante në ndeshjen e Superkupës së Europës kundӕr Atalanta-s në Varshavë më 14 gusht.
Megjithatë, ai pësoi një dëmtim në stërvitje të premten dhe përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushës. Kjo i ka lënë Los Blancos me vetëm tre qendërmbrojtës në dispozicion – Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Jesus Vallejo.
Për të zbutur krizën në mbrojtje, fituesit në fuqi të La Ligës dhe Champions League po i kushtojnë vëmendje 18-vjeçarit Reis, sipas Mundo Deportivo.
Raporti thotë se Reis së fundmi ka nënshkruar një rinovim të kontratës me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.
Është me vend të theksohet se edhe nëse mbrojtësi brazilian arrin në Santiago Bernabeu këtë verë, ai nuk ka gjasa të pretendojë menjëherë për një vend në ekipin e parë.