Reali, 280 milionë euro për Mbappen

09 maj 2019 | 13:30

Sipas “France Football”, Kylian Mbappe, është objektivi kryesor i Zinedine Zidanes për ta rikthyer në Madrid epokën e “galaktikëve” dhe raportohet se drejtuesit e Realit kanë dorëzuar në tavolinën e PSG-së një ofertë prej 280 milionë eurosh.

Por nuk mbaron me kaq pasi, sipas revistës franceze, Reali kërkon të marrë në “Bernabeu” edhe dy yje të Premierë Ligës, Eden Hazard dhe Paul Pogba. Nëse blerja realizohet, atëherë Mbappe do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në botë.

Ndërsa Hazard dhe Pogba mendohet të kushtojnë 115 dhe 140 milionë euro respektivisht. Për t’i financuar pjesërisht këto shpenzime marramendëse lojtarët që do të largohen janë Gareth Bale, James Rodriguez, Isco dhe Karim Benzema.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë, presidenti i…