Reali, 400 milionë euro për Neymarin
13 janar 2018
| 19:16
Kampionia aktuale e Spanjës dhe e botës, Real Madrid është gati të bëjë çmendurinë e shekullit, duke e transferuar brazilianin Neymar.
E përditshmja spanjolle “Marca”, një gazetë shumë pranë klubit madrilen, raporton se Florentino Perez kërkon me çdo kusht të blejë Neymarin. Për ta shkëputur brazilianin nga PSG-ja, klub që shpenzoi shumën rekord 222 milionë euro për t’ia marrë Barcelonës, kupola drejtuese e “Los Blancos” po përgatit ofertën 400 milionë euro. Duket diçka e pabesueshme, por me ritmin që po rriten çmimet e futbollistëve, e pamundura nuk ekziston.