Reali, 60 milionë paunda për Llorisin
25 korrik 2018
| 13:48
Real Madridi vazhdon të jetë në kërkim të një portieri të ri dhe po planifikon një lëvizje prej 60 milionë paundësh për yllin e Tottenhamit, Hugo Lloris, raporton “The Sun”.
Ndërsa “Los Blancos” kërkojnë një pasardhës të Keylor Navas, ata kanë qenë shumë të lidhur me David de Gea dhe Thibaut Courtois.
Megjithatë, ata e kanë kthyer vëmendjen e tyre nga një tjetër portier i Premier League, me kapitenin e kombëtares franceze, fitues i Kupës së Botës së kësaj vere, zhvilluar në Rusi.