Reali arrin fitore të rëndësishme ndaj Getafes

09 shkurt 2021 | 22:54

Real Madrid ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 në La Liga kundër Getafes, duke marrë përkohësisht vendin e dytë. Skuadra e Zidane e zgjidhi ndeshjen vetëm në 45 minutat e dyta.

Në minutën e 60-të, Vinicius Junior dha një asistim fantastik për Benzema, i cili arriti që të shënonte me kokë. 7 minuta më pas Ferland Mendy finalizoi një aksion të nisur nga vetë ai, duke bërë sulmuesin brenda zonës.

Me këtë fitore Reali ngjitet në kuotën e 46 pikë, 5 më pak se Atletico, por me dy ndeshje më shumë të luajtura se Los Colchoneros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë.…