Reali arrin marrëveshje me Thiagon
10 gusht 2018
| 13:54
Real Madridi ka arritur marrëveshje me yllin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara.
Futbollisti spanjoll kishte kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, por e pranoi ofertën e Realit për faktin se pëlqehet shumë nga trajneri Julen Lopetegui. Thiago ishte pjesë e Barcelonës, kurse në vitin 2013 u transferua në Bayern dhe nga ajo kohë ka regjistruar 96 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola.
/Epoka e re/