Reali arrin marrëveshje verbale me Haalandin

09 shtator 2021 | 21:31

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi është në ‘radarin’ e top klubeve evropiane dhe u kërkua me ngulm këtë verë, por skuadra e Bundesligas vendosi ta mbajë. Haalandiu ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe Real Madrid, Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munchen janë në garë për shërbimet e tij.

Sipas “Diario Madridista”, sulmuesi norvegjez ka arritur marrëveshja verbale me Realin për vitin 2022.

Skuadra nga Madridi e ka respektuar qëndrimin e Dortmundit që ka informuar se Haalandi nuk ishte për shitje, andaj lidhja mes dy klubeve është duke pasur rol të rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderëve të subjekteve politike u ka kërkuar që të shkurtojnë…