Reali arrin rekordin unik, 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale
Real Madrid nuk është vetëm skuadra më e titulluar brenda fushave të lojës, por dhe jashtë saj ka sukses të jashtëzakonshëm. Ata janë një nga klubet më të mirëorganizuara dhe këtë e konfirmon edhe një statistikë e arritur sot.
Klubi nga Madridi, arrin shifrën e 500 milion ndjekësve në të gjithë rrjetet sociale, duke u bërë klubi i parë që arrin një shifër të tillë. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Realit pak minuta më parë në rrjetet sociale duke falënderuar edhe gjithë tifozët që e ndjekin dhe përkrahin.
Klubi mbretëror ka 37 llogari zyrtare në të gjitha seksionet e saj dhe gjuhë të ndryshme në rrjetet e ndryshme sociale: Facebook, Instagram, WhatsApp, X (Twitter), Tiktok, YouTube, Line, Snapchat, Tëitch, LinkedIn, Weibo, Wechat, Toutiao , Douyin dhe BiliBili.