Reali barazon me Chelsean, kualifikimi vendoset në Angli
Real Madrid dhe Chelsea lënë gjithçka të hapur për në Londër, për të siguruar një biletë për në finalen e madhe të këtij sezoni në Champions League. Dueli i parë i luajtur në Madrid u mbyll në barazim 1-1, teksa Blutë e Londrës tashmë janë pak më të avantazhuar, pasi mund të kualifikohen edhe me një barazim pa gola.
Skuadra e Tuchel e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-t. Pas një aksioni të gjatë, Pulisic bën gjithçka mirë në zonë, shmang portierin dhe më pas arrin që ta dërgojë në rrjetë.
Reagimi i Real Madridit ishte i menjëhershëm, teksa do të barazonte sfidën në minutën e 29-të. Pas një rrëmujë në zonën e Bluve të Londrës, Benzema prek topin me kokë dhe më pas me një veprim të bukur akrobatik arrin që të shënojë. Në fraksionin e dytë, Reali luajti më mirë, por nuk mundi që të shënonte një tjetër gol.