Reali i bashkohet Gremios në finalen e Botërorit të klubeve
13 dhjetor 2017
| 19:06
Kampionia e Evropës, Real Madrid ka kaluar në finale të Botërorit për klube, pasi e mposhti Al Jaziras me rezultat 2-1.
Reali e dominoi pjesën e parë, por ishte skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe ajo që shënoi e para nëpërmjet Romarinhos.
Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo (51) dhe Gareth Bale (81) shënuan golat për fitoren e “mbretërve”. Real Madridi të shtunën në finale do të përballet me ekipin brazilian Gremio.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)