Reali bën gati 100 milionë euro për Haalandin

09 nëntor 2020 | 11:40

Reali i Madridit është i bindur se Eling Haaland do të jetë sulmuesi i tyre në të ardhmen.

Autori i 10 golave mes Bundesligas dhe Ligës së Kampionëve në vetëm pak javë, pëlqehet shumë nga presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez.

Sipas mediave spanjolle, pritet të ofrojë 100 milionë euro për shtatlartin nordik, me 80 milionë euro që do të shkojnë në arkat e Dortmundit dhe 20 milionë euro të tjera si komision për futbollistin, mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjja e Dortmundit që pretendon shumë më tepër para për Haaland.

Në garë për norvegjezin janë edhe disa skuadra të tjera të mëdha si Liverpool, United dhe Juventus, ndaj dhe nuk do të jetë e thjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës po e kundërshton paralajmërimin e Qeverisë…