Reali bëri histori në Ligën e Kampionëve, Atletico fiton Evropa Ligën
31 dhjetor 2018
| 11:02
Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi, pasi në finale e mposhti skuadrën e Liverpoolit me rezultat 3-1.
Golat për skuadrën ‘mbretërore’ i shënuan Karim Benzema (51’), Gareth Bale (64’, 83’), kurse për “Reds” të vetmin gol e shënoi Sadio Mane (55’). Skuadra e Atletico Madridit u shpall fituese e Evropa Ligës, pasi në finale e mposhti Marseillen (3-0).
Dy gola i shënoi Antoine Griezmann, kurse një tjetër e shtoi Gabi.
/Epoka e re/