Reali ‘blindon’ Benzeman

20 gusht 2021 | 15:00

Real Madridi e ka rinovuar kontratën me sulmuesin Karim Benzema. 33-vjeçarit i skadonte kontrata verën tjetër, por ka firmosur dhe për një vit tjetër dhe tanimë kontrata e re do të skadojë në vitin 2023.

Benzema është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Realit duke marrë dhe shiritin e kapitenin. Sulmuesi u transferua në vitin 2009 nga Lyoni duke u bërë shënuesi i pestë më i mirë në historinë e madrilenëve me 281 gola në 12 vite.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit duke marrë pëlqimin e shumë tifozëve të cilët që pas largimit të Ronaldos 3 vite më parë, e kanë parë Benzeman si liderin e ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të…