Reali dëshiron transferimin e Wernerit

05 dhjetor 2019 | 13:02

Real Madridi është duke u interesuar për transferimin e një sulmuesi. Drejtuesit e klubit e kanë piketuar sulmuesin gjerman Timo Werner si përforcimin e radhës.

23-vjeçari edhe këtë sezon është duke treguar paraqitje të mira dhe ka arritur të shënojë 17 gola, ku vetëm sulmuesi polak Robert Lewandowski ka arritur të shënojë më shumë se ai.

Ai ka një kontratë me klubin aktual, Leipzig, deri në vitin 2023, ndërsa drejtuesit madrilenë janë duke shqyrtuar mundësinë për ta futur në këtë operacion sulmuesin e blerë nga Frankfurti, Luka Joviq, i cili nuk ka pasur paraqitje të pritura në klubin mbretëror.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari i njohur që është i licencuar nga FIBA, Xhelal…