Reali detyrohet ta nxjerrë në shitje Varanen

09 qershor 2021 | 11:57

Mbrojtësi Raphael Varane është gjithnjë e më afër largimit nga Real Madridi. “AS” zbulon se francezi ka refuzuar disa propozime nga ana e klubit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.

Në këto kushte Real Madridi është detyruar ta nxjerrë në merkato mbrojtësin dhe të shpresojë nga shitja e tij me çmim të arsyeshëm. Lajmi i fundit është se tashmë Reali ka bërë me dije te klubet e tjera se është gati të dëgjojë oferta për Varane.

Kontrata e mbrojtësit skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe kjo është mundësia e fundit për të nxjerrë para nga shitja e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka…