Reali dhe Barça mësojnë kundërshtaret në Superkupën e Spanjës

17 dhjetor 2020 | 14:31

Është hedhur sot shorti për Superkupën e Spanjës për vitin 2021.

Fituesit e trofeut, Real Madrid do të përballen me Athletic Bilbaon, ndërsa Barcelona me Real Sociedadin. Kështu vendosi shorti i mbajtur sot në ambientet e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll dhe evropian janë favoritë për t’u takuar në finalen e 17 janarit. Barcelona luan e para në 13 janar në stadiumin “Nuevo Arcangel” të Cordobas, ndërsa një ditë më pas Reali përballet me Bilbaon në stadiumin “La Rosaleda” të Malagas. Finalja luhet në 17 janar në stadiumin “Cartuja” në Sevilje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i…