Reali dhe Barça në garë për dyshen Arnold – Tah

14 shkurt 2025 | 12:36

“El Clasico” edhe në merkaton e lojtarëve. Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur interes për dy futbollistë, kontrata e të cilëve skadon në qershorin e këtij viti.

Spoke to' - Arne Slot breaks silence on Trent Alexander-Arnold after  Liverpool reject approach

Krahu i djathtë i mbrojtjes është ai ku Real Madrid po çalon, sidomos ndaj Manchester Cityt. Për këtë arsye, Tren Alexander Arnold shndërrohet në një profil tepër interesant. Anglezi duket se është i destinuar për të ndryshuar kampionat, me Real Madrid dhe Barcelona që tashmë kanë nisur kontaktet e para.

Një tjetër emër që shihet me tepër interes është Jonathan Tah. Kontrata e 29-vjeçarit skadon me Bayer Leverkusen në fund të këtij sezoni dhe deri më tani nuk ka asnjë lloj negociate për të rinovuar me gjigantët gjerman.

Më e avantazhuar në këtë pikë është Barcelona, kjo ndikuar edhe nga prezenca e Hansi Flick në pankinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar…