Reali dhe Barça në garë për Thiagon

25 qershor 2018 | 14:09

Lufta mes Barcelonës dhe Real Madrid tashmë është spostuar larg fushës së blertë, për tu përqendruar te merkato, me sfidën e re mes dy skuadrave të mëdha nga La Liga për të siguruar shërbimet e Thiago Alcantara, të vlerësuar në shumën 60 milionë euro.

Futbollisti i përfaqësueses spanjolle aktualisht është i grumbulluar dhe i angazhuar në Kupën e Botës, “Rusi 2018”, por e ardhmja e tij në klub duket ende e pazgjidhur.

Alcantara ka kaluar 5 vite në Gjermani me Bayern Munich, pasi u transferua nga Barcelona për 25 milionë euro në vitin 2013, dhe kampionët e Bundesligës raportohet nga “Sport” se do të konsiderojnë vetëm oferta mbi 70 milionë euro.

Një rikthim te Barcelona do të ishte një lëvizje e kuptueshme për Thiago, që është formuar tek të rinjtë e Barças. Ndërkohë në “Nou Camp”, mesfushori ngriti dy herë trofeun e La Liga, në 2010–11 dhe 2012–13, Kupën e Mbretit në 2011–12 dhe Champions League në 2010–11.

Por Madrid po kërkon të zëvendësojë vendin që do të linte Mateo Kovaqiq nëse kroati do të largohet nga Real. Trajneri i ri i “Los Blancos” do të aktivizonte Thiago si partner të Luka Modriq dhe Toni Kroos në një mesfushë me tre lojtarë, që do të rivalizonte çdo ekip botëror.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush është Rade Bullatoviqi, i emëruari për ambasador të Serbisë…