Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët në Kupën e Mbretit

20 janar 2025 | 14:18

Sot (e hënë) në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) u hodh shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona, Real Madridi, Real Sociedadi, Valencia, Osasuna, Getafe dhe Leganes ishin ekipet që kishin siguruar kualifikimin në këtë fazë.

Ekipi më me fat mund të konsiderohet Real Madridi që shorti i vendosi përballë Leganesit.

Gjiganti madrilen në përballjen e tyre të parë me këtë kundërshtar në kampionat, arriti që të triumfojë me shifrat 3-0. Përballje e vështirë e pret Barcelonën në anën tjetër, të cilët do të duhet ta sigurojnë biletën e kualifikimit në udhëtim ndaj Valencias.

Ndeshjet që zhvillohen në “Mestalla” gjithmonë janë një mision i vështirë për ekipet e mëdha dhe nuk pritet të jetë më ndryshe për blaugranasit.

Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje është paraparë që të luhen me datat 4, 5 dhe 6 shkurt.

Shorti i plotë i Kupës së Mbretit:

Valencia – Barcelona
Leganes – Real Madrid
Atletico Madrid – Getafe
Real Sociedad – Osasuna

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio mori tri pikë të rëndësishme ndaj Veronës. Në këtë…