Reali dhe Bayerni luftojnë për kualifikim në finalen e ‘Wembley’-t
Real Madridi dhe Bayern Muncheni do të përballen për herë të 28-të në historitë e tyre.
Këtë herë këto dy skuadra gjigantë të Evropës përballen në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.
Siç dihet, përballja e parë e zhvilluar një javë më parë në Gjermani përfundoi 2-2. Vinicius Junior kaloi në epërsi Realin në ndeshjen e parë, derisa Leroy Sane barazoi shifrat në 1-1.
Harry Kane nga penalltia kaloi Bayernin në epërsi, derisa barazoi shifrat po ashtu nga penalltia.
“E gatshme për të dhënë më të mirën, siç e meritojnë gjysmëfinalet. Jemi shumë entuziastë, sepse kemi mundësinë e madhe për të arritur një finale, por duke marrë parasysh vështirësitë që mund të hasim. Jemi shumë të motivuar dhe do të përpiqemi të bëjmë më mirë se ata nesër. Si klube jemi të ngjashëm, e komentuam që nga Munchen, ata kanë një traditë të madhe, histori dhe shumë suksese në Ligën e Kampionëve. Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe është e drejtë që të jetë kështu. Në një gjysmëfinale duhet ta respektosh kundërshtarin dhe gjithashtu sepse ata bënë më mirë se ne në ndeshjen e parë”, ka deklaruar Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit.
Reali pas kësaj ndeshje e mposhti Cadizin (3-0) dhe siguroi titullin në La Liga, një sukses mjaft i madh për djelmoshat e Carlo Ancelottit, ky titull është i 36-ti në historinë e Realit. Ndryshe nga Reali, Bayerni tashmë e ka humbur garën për titull të kampionit në Bundesliga dhe në fundjavë ka pësuar humbje nga Shtuttgarti (3-1). Lajm i mirë për Real Madridin, rikthimi i portierit Thibaut Courtois, por edhe në këtë ndeshje titullar pritet të jetë Andriy Lunin që ishte ndër më meritoret për barazimin që “mbretërit” e arritën në “Allianz Arena”. Klubit spanjoll i rikthehet edhe Dani Carvajal, kurse mungesa e vetme është David Alaba.
Bayerni në këtë ndeshje do të jetë pa Raphael Guerreiro, Eric Dier dhe Kingsley Coman, ndërsa pritet të rikthehet mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Tchouameni, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior.
Bayern Munchen: Neuer; Kimmich, Dier, De Ligt, Mazraoui; Goretzka, Laimer; Sane, Musiala, Gnabry; Kane.
/Epoka e re/