Reali dhe Chelsea në garë për Spinazzolan

29 qershor 2021 | 11:18

Leonardo Spinazzola është një nga futbollistët më të mirë të Italisë në këtë Kampionat Evropian.

Në fakt, nga katër ndeshjet e para të zhvilluara në “Euro 2020”, anësori i Romës ka marrë dy herë çmimin lojtari i ndeshjes, ndaj Turqisë dhe Austrisë. Pas paraqitjeve fantastike, ylli i Romës mund të ndërrojë skuadër qysh në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë po ndiqet me kujdes nga dy gjigantët evropianë, Real Madridi dhe Chelsea. Mediat italiane kanë raportuar se të dyja skuadrat janë të gatshme të shpenzojnë për afrimin e lojtarit gjatë verës, por nga ana tjetër Roma nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e tij.

Drejtuesit e “Giallorosëve” po i përgatitin lojtarit një kontratë të re afatgjatë, ku do të përmirësohet edhe paga e tij. Vlera momentale e mbrojtësit të majtë italian është rreth 35 milionë euro, por në rast se vazhdojnë paraqitjet e tij fantastike, atëherë ajo mund të rritet edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava…