Reali dhe City kualifikohen në çerekfinale

16 mars 2021 | 22:52

Real Madridi dhe Manchester City janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Reali në ndeshjen kthyese e mposhti Atalantën me rezultat 3-1 dhe në këtë mënyrë siguroi kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 4-1. Golat për Realin i shënuan, Benzema, Ramos nga penalltia dhe Asnsio, derisa për Atalantën shënoi Muriel nga gjuajtja e lirë.

Në ndeshjen tjetër Manchester City e mposhti Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0, kurse me rezultat të përgjithshëm 4-0. Golat i shënuan De Bruyne dhe Ilkay Gundogan.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka prezantuar para botës atë që e quan “qytetin…