Reali dhe Interi në kërkim të fitores së parë
Real Madridi nuk e ka nisur në mënyrë të mirë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi në dy ndeshje ka grumbulluar vetëm një pikë.
“Mbretërit” sonte (e martë) janë në kërkim të fitores së parë në garën më të fortë në futboll, kurse mysafir i tyre është Interi. Përveç dy dështimeve në këtë edicion, Reali pësoi edhe dy humbje nga Manchester City në edicionin e kaluar dhe është në katër ndeshje pa fitore. Pavarësisht prej faktit se Reali është në pozitën e fundit në grup, synim i tij është që fillimisht ta fitojë ndeshjen e sotme dhe më pas ta sigurojë edhe kualifikimin për fazën e ardhshme. Reali në ndeshjen e fundit në La Liga fitoi me rezultat bindës ndaj Huesca (4-1).
Në anën tjetër, Interi, i cili në edicionin e kaluar shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, ka shpresuar në një fillim më të mirë në këtë edicion në Ligën e Kampionëve, por ndaj Moenchengladbachut luajti (2-2) dhe ndaj Shakhtarit (0-0). Interi edhe në fundjavë luajti baras me Parmën (2-2). Mungesat e Realit për këtë ndeshje janë Nacho, Martin Odegaard, Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola. Ndërsa Romelu Lukaku është në dyshim për Interin.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit, ka thënë se skuadrën e tij e pret nesër një ndeshje delikate. “E njoh shumë mirë Interin. Do të jetë sfidë delikate, një ‘luftë’ në të dy krahët. Ata janë shumë të fortë fizikisht dhe do të na e bëjnë të vështirë”, u shpreh fillimisht Zidane.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B do të përballen Shakhtari dhe Moenchengladbachu. Një tjetër ndeshje interesante sonte zhvillohet edhe në Bergamo, ku skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e pret skuadrën e Xherdan Shaqirit, Liverpoolin.
Grupi A
18:55 Lokomotiv M. – Atletico Madrid
21:00 Salzburg – Bayern M.
Tabela
1. Bayern M. 2 6 pikë
2. Atletico M. 2 3
3. Salzburg 2 1
4. Lokomotiv M. 2 1
Grupi B
18:55 Shakhtar D. – B.Moenchengladbach
21:00 Real Madrid – Inter
Tabela
1. Shakhtar 2 4 pikë
2. Moenchengladbach 2 2
3. Inter 2 2
4. Real Madrid 2 1
Grupi C
21:00 Porto – Marseille
21:00 Manchester City – Olympiacos
Tabela
1. Man City 2 6 pikë
2. Porto 2 3
3. Olympiacos 2 3
4. Marseille 2 0
Grupi D
21:00 Atalanta – Liverpool
21:00 Midtjylland – Ajax
Tabela
1. Liverpool 2 6 pikë
2. Atalanta 2 4
3. Ajax 2 1
4. Midtjylland 2 0
(V.Z / Epoka e re)