Reali dhe Tottenhami planifikojnë shkëmbimin e dyshes Kane – James
03 prill 2020
| 22:15
Tottenhami është gati të sakrifikojë Harry Kane për të marrë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.
Sipas “Canal RCN”, futbollisti kolumbian shihet si “regjisori” i ardhshëm i skuadrës londineze pas largimit të Kristian Eriksenit drejt Interit. Rodrigez thuajse nuk ka më asnjë hapësirë te Reali dhe konsiderohet element i tepërt në skuadrën e Zinedine Zidaneit.
Ndërsa në Londër flitet se futbollisti kryesor i Tottenhamit, Harry Kane do të largohet pas përfundimit të këtij sezoni. Tottenhami pranon ta shesë lojtarin për jo më pak se 170 milionë euro .