Reali dhe Tottenhami pritet të konfirmohen në çerekfinale
Kampioni i Evropës, Real Madrid, synon sonte (e martë) ta harrojë eliminimin nga Kupa dhe mbetjen edhe me larg titullit në La Liga pas dy humbjeve nga Barcelona në “Santiago Bernabeu”, duke e eliminuar skuadrën e Ajaksit nga Liga e Kampionëve.
Ndeshjen e parë Reali e fitoi me rezultat 2-1 dhe tash është afër kualifikimit në çerekfinale. Ndërsa Ajaksi, pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë si vendës, do t’i provojë të gjitha shanset për ta befasuar Realin që në këtë edicion nuk ka treguar formën më të mirë. Në këtë ndeshje vendësit do të jenë pa kapitenin Sergio Ramos, kurse mysafirët mund të mos i kenë të gatshëm Lisandro Magallan dhe mesfushorin Carel Eiting.
Në ndeshjen tjetër kualifikimin në çerekfinale e kërkon edhe skuadra e Tottenham Hotspurit, e cila e mposhti në ndeshjen e parë skuadrën e Borussia Dortmundit (3-0). Megjithatë, gjermanët njihen për shpirtin garues dhe vështirë se do të dorëzohen duke kërkuar të bëjnë mrekullinë dhe të kualifikohen tutje në garën më të fortë në futboll.
Sonte takohen:
21:00 Real Madrid – Ajax (2-1)
21:00 B. Dortmund – Tottenham H. (0-3)
/Epoka e re/