Reali dhe Unitedi në garë për Van De Beek

06 tetor 2019 | 16:27

Real Madridi e ka mposhtur Manchester Unitedin në garë për mesfushorin e Ajaxit, Donny Van De Beek.

“Djajtë e kuq” duket se e kanë ftohur interesimin për yllin holandez për shkak të çmimit prej 100 milionë euro, të cilën Madridi është i gatshëm ta paguajë. 22-vjeçari do të jetë në tregun e transferimeve në janar dhe do të kushtojë 100 milionë euro.

“The Mirror” në Britani të Madhe raporton se Manchester Unitedi kishte refuzuar ta blinte atë në verë për shkak të çmimit të lartë. E ardhmja e Van De Beek mund të ketë ndikim në atë të Paul Pogbas, i cili lidhet me një kalim të mundshëm në Madrid.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të…