Reali do ta paditë Interin në UEFA
Real Madridi pritet ta paditin Interin në UEFA për shkak të bisedimeve që këta të fundit i kanë mbajtur me mesfushorin e klubit madrilen, Luka Modriq.
Thuhet se kroati dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe Interi janë të gatshëm ta blejnë atë tani që kanë bërë bisedimet fillestare me lojtarin. Modriqi do të bisedojë edhe me presidentin e klubit spanjoll, Florentino Perez, për të sqaruar të ardhmen e tij në klub.
Për shkak të këtyre bisedimeve që Interi ka zhvilluar me Modriqin, Real Madridi do t’i padisë ata në UEFA. Drejtuesit e klubit madrilen janë shumë të zemëruar me sjelljen e zikaltërve dhe mendojnë se ky veprim i shkel rregullat e UEFA për transferime. Thuhet se Interi do të përdorë nga sponsorët dhe pronarët për të transferuar kroatin, por kjo gjë nuk lejohet sipas rregullave të UEFA-s.