Reali do të ofrojë 100 milionë euro për Lukakun
08 shkurt 2021
| 17:50
Zinedine Zidane kërkon të qëndrojë në krye të Realit edhe për sezonin e ardhshëm, por në Madrid duhet një ndryshim i madh, kërkohen lojtarë të rinj për të freskuar një grup të vjetër dhe që kanë fituar gjithçka në vitet e fundit.
Sipas mediave spanjolle, presidenti Perez do të vihet në lëvizje për të gjetur një sulmues të ri, mes emrave të shumtë në tavolinën e tij ka përfunduar edhe Romelu Lukaku. Reali ka gati një ofertë fantastike, mbi 100 milionë euro për ta bindur klubin zikaltër.
Në këtë periudhë të vështirë ekonomike, një shifër e tillë nuk është e lehtë as për një klub si Reali, por nga Madridi këtë verë priten të largohen disa lojtarë nga ku Perezi pretendon të përfitojë rreth 200 milionë euro.