Reali e Bayerni pësojnë disfatë, Juve ia del ndaj Leipzigut

02 tetor 2024 | 23:49

Të mërkurën u luajtën ndeshjet e radhës në Champions League.

Në ndeshjet e xhiros së dytë të ligës, nuk munguan surprizat e mëdha.

Befasia e madhe vjen nga Franca, ku kampioni i Europës, Real Madrid pësoi disfatë 1-0 nga Lille.

Aston Villa surprizoi Bayernin, teksa e mundi 1-0 në “Villa Park”.

Liverpuli bëri detyrën, teksa fitoi 2-0 ndaj Bolognës.

Ndeshje e “çmendur” ajo mes Leipzig dhe Juventus, me bardhezinjtë që thyen gjermanët me rezultatin 2-3.

Atletico Madrid zhgënjeu në Portugali, teksa u imponua me shifrat 4-0 nga Benfica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmin e ka bërë me dije shoku i tij, Ardi…