
Reali e dërgon Levanten e Enis Bardhit në ligën e dytë
12 maj 2022
| 23:30
Real Madridi ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Levantes në shtëpi, në kuadër të javës së 36-të në La Liga.
“Los Blancos” e kryen punën qysh në pjesën e parë të ndeshjes, duke shënuar katër gola. Mendy ishte i pari që realizoi në minutën e 13-të të ndeshjes.
Benzema realizoi gjashtë minuta më vonë, kurse Rodrygo shënoi për 3:0 në minutën e 34-të të ndeshjes. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Vinicius Junior realizoi për 4:0.
Ky i fundit shënoi edhe për 5:0, kurse hat-trikun braziliani e kompletoi në minutën e 84-të. Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 84 pikëve në vendin e parë.
Në anën tjetër, Levante edhe matematikisht humb gjasat për mbijetesë dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në La Liga 2.