Reali e dëshiron Bellinghamin dhe Mbappen

11 maj 2023 | 13:30

Real Madrid është shumë pranë akordit me mesfushorin Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, për të cilin mungon vetëm firma.

Skuadra madrilene nuk do të ndalet me kaq, pasi do të tentojë dhe afrimin e Kylian Mbappe. Sipas “The Telegraph”, skuadra madrilene është duke punuar në fshehtësi për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar, për të cilin është gati të thyejë çdo rekord transferimi.

Mediet sqarojnë se Reali është gati të paguajë 224 milionë euro për Mbappe, dy më shumë se rekordi i 222 milionëve që PSG-ja pagoi për Neymarin.

Kontrata e Mbappes me PSG-së skadon në verën e vitit 2025, por kjo nuk pengon si sulmuesin ashtu dhe Realin të synojnë këtë transferim. Sulmuesi disa herë ka shprehur dëshirën të luajë në një ekip ku mund të fitojë në Evropë, gjë që nuk e ka arritur me parisienët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu duke komentuar deklaratën e…