Reali e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Sociedadit

26 shkurt 2025 | 23:36

Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Real Sociedadit me rezultat 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Ndeshja nisi më mirë për Real Sociedadin, ku Tekefusa Kubo ishte më i rrezikshëm, duke tentuar golin, pastaj edhe duke kërkuar penallti. 

Në minutën e 19-të u hap ndeshja, kur Jude Bellingham asistoi te Endrick që shënoi për 1-0.

Vinicius Junior kishte dy raste për të dyfishuar epërsinë, por pa sukses. 

Në anën tjetër, Mikel Oyarzabal tentoi barazimin, por Andriy Lunin ishte në vend. 

Edhe në pjesën e dytë, nuk munguan rastet, kur që në start Endrick dhe Oyarzabal kishin raste. 

Në vazhdim sërish rrezikoi Oyarzabal, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja. 

Jude Bellingham ishte afër golit, por portieri Alex Remiro bëri pritje të madhe.  

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Real Madridi fitoi gjysmëfinalen e parë duke bërë hap të madh drejt finales.  

Ndeshja kthyese pas një jave zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e sotme Premier League ka luajtur sfidat e radhës…