Reali e fiton Kupën Interkontinentale

18 dhjetor 2024 | 20:05

Real Madridi është fitues i Kupës Interkontinentale.

“Los Blancos” e fituan këtë trofe sonte në ndeshjen e zhvilluar në Katar.

Madrilenët në finale mposhtën ekipin meksikan, Pachuca me rezultat bindës 3:0.

Kylian Mbappe kaloi në epërsi Real Madridin në minutën e 37-të pas një aksioni ku u përfshinë edhe Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.

Rodrygo me gol të bukur e dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të të ndeshjes.

E Vinicius Junior e vulosi fatin e këtij takimi, teksa u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 84-të.

Kësisoj, Real Madridi e fitoi trofeun e parë në këtë garë e cila rikthehet pas plot 20 viteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar në “Instagram” se…