Reali e ka të gatshëm trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin

06 janar 2025 | 12:00

Rreth dy muaj më parë dukej se Real Madridi është vënë në kërkim për një trajner të ri gjatë sezonit për herë të parë brenda gjashtë viteve.

Sidoqoftë, Carlo Ancelotti ktheu përmbys situatën dhe tashmë Reali gjendet në krye të tabelës në La Liga, megjithatë kjo nuk ka ndryshuar planet e bordit të klubit për këtë pozitë.  Ancelotti ka një pozitë deri në 2026 dhe në rast se gjërat shkojnë mirë në pjesën e dytë të sezonit, ai do të mbetet në stol për sezonin e ardhshëm.

Nëse rezultatet nuk do të përmirësoheshin në nëntor, atij i ishte kërkuar ta mposhte Gironan ose do të shkarkohej sipas Relevo dhe pastaj ata kishin për synim ta zëvendësonin atë me Santiago Solarin deri në fund të sezonit. Megjithatë, Alonso është favoriti kryesor për ta zëvendësuar italianin. I njëjti medium raporton se Alonso është i lumtur të presë deri në momentin e largimit të Ancelottit.

Xabi është i lumtur tek Leverkuseni dhe do të donte t’i shkonte deri në fund kontratës së tij, teksa në përfundim të saj do të merrte telefonatën nga Real Madridi.  Në rast se Ancelotti fiton Ligën e Kampionëve ose La Ligan këtë sezon, atëherë ai do t’i shkojë deri në fund kontratës së tij, nëse jo, atëherë Alonso do ta zëvendësojë në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi shtatë episodet e para të sezonit të dytë të…