Reali e kërkon Bonuccin
28 janar 2018
| 13:33
Leonardo Bonucci ende nuk e ka mbushur një sezon tek Milani, por aventura e tij me kuqezinjtë mund të mbyllet këto ditët e fundit të afatit kalimtar.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, nga Spanja, Florentino Perez ka shpërfillur këshillën e Zinedine Zidane se nuk ka nevojë për përforcime të tjera këtë janar, është duke u përgatitur për t’i shkëputur Milanit, Leonardo Bonuccin.
Të njëjtat burime thonë se Perez është i gatshëm që të tejkalojë joshë “Kuqezinjtë” me një ofertë të majme, e po e tillë do të jetë edhe për mbrojtësin.
Ndërkohë, për Bonuccin interesimi i Chelseat të Antonio Contes është i vazhdueshëm, megjithëse vetë Milani ka këmbëngulur disa herë se nuk ka asnjë synim që ta shesë kapitenin në këtë afat kalimtar.