Reali e mbyll La Ligan në vendin e dytë, Benzema shënon golin e fundit
04 qershor 2023
| 20:46
Real Madrid ka luajtur ndeshjen e fundit në shtëpi duke barazuar 1-1 me Bilbaon në javën e 38 të La Liga.
“Los Blancos” e mbyllën sezonin të 2-tët pas Barcelonës që u shpall kampion.
Kjo ishte ndeshja e fundit e Karim Benzema me fanellën e Los Blancos pas 14 sezonesh në Madrid ku fitoi gjithçka.
Francezi shënoi golin e barazimit të sfidës, ndërsa pritet të shkojë të shkojë në Arabinë Saudite. Me Realin Benzema shënoi 354 gola dhe 165 asiste.