Reali e mposhti Plzenin
Real Madrid është kthyer më në fund te fitorja pas katër humbjesh dhe një barazimi të marrë në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Lopetegui-t, në fakt, ka mposhtur 2-1 çekët e Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit G.
Njëmbëdhjetë minuta lojë i kanë mjaftuar “Los Blancos” për të zhbllokuar takimin e luajtur në “Santiago Bernabeu”. Autori i goli ka qenë Karim Benzema, i cili është bërë lojtari i tretë në historinë e Champions League, pas Messi dhe Raul, që shënon në 14 sezone të njëpasnjëshme në këtë sezon. Francezi ka shënar me kokë, duke u bërë edhe lojtari i La Liga-s me më shumë gola të shënuar me kokë në të gjitha kompeticionet: 3.
Kjo ka qenë një ndeshje e veçantë edhe për Gareth Bale, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 200 me Real Madrid në të gjitha komnpeticionet. Një arritje kjo e festuar nga uellsiani me një pasim të bukur me thembër për Marcelo-n, i cili ka shënuar golin e dytë për vendasit në minutën e 56-të. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, Benzema ka shënuar edhe golin e tretë, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.
Pavarësisht dominimit të kampionëve në fuqi të Europës, Plzen ka arritur të befasojë mbrojtjen madrilene në minutën e 79-të, duke ngushtuar diferencat në 2-1 me Patrik Hrosovsky. Gjithsesi, spanjollët kanë arritur ta mbrojnë avantazhin deri në fund dhe të marrin tri pikët.
Falë kësaj fitoreje, Real Madrid mban vendin e parë në grup. Një vend të parë që e ndan me Roma-n, me verdhekuqtë që kanë të njëjtin numër pikësh me madrilenët, por që janë mposhtur në ndeshjen direkte të luajtur kundër tyre. Verdhekuqtë kanë mundur 3-0 C SKA-në e Moskës në shtëpi. Dzeko ka qenë protagonisti i ndeshjes me dy gola, të shënuar në minutat 30′ dhe 43′ të pjesës së parë. I treti është realizuar nga Under në të 50-ën.
Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Ajax-Benfica, takim i vlefshëm për Grupin E. Ndeshja e luajtur në Amsterdam është mbyllur 1-0 në favor të vendasve, të cilët kanë rimarrë vendin e parë, të humbur përkohësisht pas fitores së marrë nga Bayern Munich në fushën e AEK-ut. Heroi i takimit ka qenë Mazraoui, i cili ka shënuar golin e fitores në minutën e 92-të. Holandezët kanë 7 pikë, po aq sa bavarezët, por një diferencë më mirë golash.