Reali e njofton me humbje Atleticon
12 dhjetor 2020
| 23:07
Real Madrid mban të hapur La Liga. Skuadra e Zidane i ka shkaktuar disfatën e parë sezonale skuadrës së Simeones, duke triumfuar 2-0 në “Alfredo di Stéfano Stadium”. Në minutën e 15-të, Toni Kroos kroson mjaft mirë nga goditja e këndit, teksa Casemiro me një kërcim fantastik e dërgon topin në rrjetë.
Los Colchoneros e patën shumë të vështirë që të reagonin, teksa rastet e tyre për shënim ishin të pakta. Në minutën e 62-të, Carvajal ndalet nga shtylla pas një goditje të fortë, por për hapin e tij, është Oblak që e shtyn sferën në rrjetë me trup.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, teksa Reali tashmë gjendet në vendin e tretë me 23 pikë, 3 më pak se Atletico, por ekipi i Simeones ka dhe një ndeshje për të rikuperuar.