
Reali e shpërblen Asencion me kontratë të re
19 mars 2025
| 16:55
Marrëveshja mes Raul Asencion dhe Real Madridin për një kontratë të re afatgjatë është gati të përmbyllet.
Detajet e fundit do të rregullohen në javët e ardhshme, por nuk ka dyshime nga të dyja palët.
Tashmë pritet që Asencio të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin.
Ai ka shkëlqyer me klubin këtë sezon, duke dalë si një ndër figurat kyçe në repartin e mbrojtjes në të cilin kishte mbetur keq Reali për shkak të lëndimeve.