Reali e vendos Hazardin në shitje
13 korrik 2022
| 15:31
Real Madridi është duke i shqyrtuar ofertat për Eden Hazardin. Ylli belg ka gjasa që të largohet gjatë kësaj vere nga “Santiago Bernabeu”.
Ish-anëtari i Chelseat u pengua nga lëndimet që të tregon formën me të lartë. Ende nuk dihet se cila është shuma që do të kërkohet nga Reali për futbollistin 31-vjeçar.