Reali është ende duke pritur një sinjal nga Mbappe
Sipas “Marca”-s, Real Madrid nuk ka marrë asnjë sinjal nga Kylian Mbappe, i cili aktualisht është në konflikt me drejtuesit e PSG-së për të ardhmen e tij.
Ditët ndjekin njëra-tjetrën dhe ngërçi duket ende po aq i errët. Kapiteni i skuadrës së Francës aktualisht është duke u stërvitur në Poissy (Yvelines), larg grupit profesional, me lojtarët të ftuar të largohen nga klubi këtë verë.
Pa folur publikisht për këtë situatë të tensionuar, një dosje e ndjekur nga afër në Spanjë, ku Real Madrid duket se është në pozicionin më të mirë për ta afruar në fund të sezonit ose falas vitin e ardhshëm.
“Marca”-s ka raportuar Reali nuk ka marrë asnjë shenjë nga Mbappwe. Drejtuesit madrilen do të konsideronin se problemi aktual i PSG-së nuk është i tyre, aq më tepër që merkato e transferimeve është e hapur deri më 1 shtator. Carlo Ancelotti aktualisht është duke punuar me skuadrën që ka në dispozicion, pa pritur një afrim të ri.