Reali është gati ta rikthejë Ronaldon

14 mars 2021 | 13:56

Në Spanjë po merr gjithmonë e më shumë kuota mundësia e rikthimit të Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

Është e përditshmja “AS” që i jep zë këtij skenari, duke zbuluar edhe një prapaskenë të bujshme. Sipas gazetës, Florentino Perez u pendua shpejt që e la CR7 të largohej dhe që në vetën e 2019 provoi të bindë portugezin të kthehej në Madrid.

Por tani gjërat kanë ndryshuat. Ronaldo ka mbetur i zhgënjyer nga aventura juventine pas eliminimit të radhës nga Liga e Kampionëve dhe pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Real Madrid kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe duke qëndruar në atë që raporton “AS”, Perez ka urdhëruar emisarët e klubit “Los Blancos” të nisin punën për transferuar sërish yllin portugez në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se…