Reali fiton dhe miqësoren ndaj Unitedit

27 korrik 2023 | 11:50

Pasi mposhti Milanin me përmbysje, Real Madrid fitoi edhe miqësoren e dytë në tokën amerikane, ku ndodhet për turneun veror. Kësaj here, “Los Blancos” fituan 2-0 ndaj Manchester United në stadiumin e Houstonit.

Ndeshja u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutash me Bellinghamin, goli i tij i parë me fanellën e bardhë. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit, i ndihmuar nga një pasim i gjatë dhe i shkëlqyer i Rudiger, e stopoi topin në mënyrë perfekte, përpara se të mposhtte Onanën me një parabël të butë.

Joselu, një minutë nga fundi i kohës së rregullt, bëri goditje madhështore me “biçikletë” dhe firmosi 2-0 përfundimtar. Skuadra e Carlo Ancelottit do të rikthehet në fushë të shtunën, më 29 korrik, në “El Clasico” kundër Barcelonës, ndërsa të kuqtë e Ten Hag do të përballen me Borussia Dortmundin më 31 korrik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një listë të përpiluar nga portali gjerman DERWESTEN, që…