![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/auto_DSuUYzIX0AM3ilZ1515102637.jpg)
Reali fiton ndeshjen e parë ndaj Numancias
04 janar 2018
| 23:20
Reali ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Kupën e Mbretit ndaj Numancias 0 me 3.
Dy golat e parë për “Mbretërit” u shënuan nga penaltia. Gareth Bale e konkretizoi të parën, kurse Isco të dytën. Në fund të takimit shënoi edhe Borja Mayoral për rezultatin përfundimtar.
Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Bernabeu.