Reali, gati 215 milionë euro për dy yjet e Cityt

30 shtator 2022 | 11:36

Real Madridi po planifikon të hidhet në sulm për dy yjet e Manchester Cityt, Joao Cancelo dhe Erling Haaland, raporton “Diario AS”.

Haaland sapo mbërriti në Premierë Ligë, por “Los Blancos” e sheh atë si zëvendësues të Karim Benzemas në verën e vitit 2024. Ndërkohë, Cancelo do të ishte një objektiv për verën e ardhshme. Mbrojtësi portugez është kthyer në një nga më të mirët në pozicionin e tij në botë nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe Real Madridi dëshiron ta joshë atë të kthehet në Spanjë, ku ai luajti për Valencian në fillim të karrierës së tij. Në përgjithësi, Real Madridi ka bërë një blerje të madhe çdo verë gjatë viteve të fundit dhe kjo do t’i përshtatej asaj politike.

Megjithatë, nëse ata vendosin të bëjnë një ofertë për Jude Bellingham, i cili ka qenë i lidhur me Madridin për verën e ardhshme, kjo do të nënkuptonte një largim nga strategjia në vitet e fundit. Duke qëndruar te dyshja Haaland-Cancelo, do të bëjë fjalë për një operacion shumë të kushtueshëm. Norvegjezi ka një vlerë prej 150 milionë eurosh në merkato, ndërsa portugezi vlerësohet 65 milionë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht…