Reali gjunjëzon Chelsean, Bayerni bie ndaj Villarealit

06 prill 2022 | 22:58

Real Madrid tregoi edhe një herë se kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, mbetet një nga ekipet më të mira. Këtë herë, “Loss Blancos” e mposhten me rezultat 1-3 Chelsean në Londër, në takimin e parë.

Takimi u zhbllokua pas 20 minutash lojë. Vinicius krosoi për Benzeman, me sulmuesin francez që mjaft mirë me kokë mposht Mendyn. I dyti mban firmën e Benzema, një gol pak a shumë identik me të parin për mënyrën sesi u shënua, por me një ndryshim, pasi asistimin e dha Modriq. 34 vjeçari edhe këtë herë tregohet i saktë me kokë në minutën e 24-të.  Për të shkurtuar diferencat mendon Havertz (41).

Pjesa e dytë do niste “flakë” për djemtë e Ancelottit. Do ishte sërish Benzema që do çonte peshë zemrat e tifozëve spanjoll, me golin e 3-të personal. Takimi i kthimit luhet me 12 prill.

Villareal vërteton se nuk është rastësisht deri këtu. Kjo skuadër bëri Bayernin të dukej i vogël, me 90 minutëshin në Spanjë që përfundoi 1-0 në favor të tyre.

Avantazhi i ekipit të verdhë do vinte pas vetëm 8 minutash, me Danjuman. Festa e skuadrës së Emery do ishte tejet e madhe pas “rrjetës” së dytë të Coquelin, por sipas VAR, kemi të bëjmë me pozicion jashtë lojë. Ekipi i Nagelsmann u duk totalisht “i fikur”, teksa në 45 minutat e para nuk regjistron asnjë gjuajtje në portë.

Pjesa e dytë për gjermanët nis ashtu siç përfundoi e para. Lewandowski me shokë hasën pengesa në murin e vendasve, duke e pasur pothuajse të pamundur të bëjnë diçka konkrete. Bayern do tentojë përmbysjen në aktin e kthimit, teksa sonte zhgënjyen totalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni ka bërë të ditur se vlerëson që Ukraina mund…